Zyrtari i Policisë thotë se në Dragash krimi është nën zero gjatë kohës së pandemisë 

POLICIA-E-KOSOVES
Author

Raporton: Albulena Huçaj

Mars 25, 2020

Dragash – Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se gjendja e sigurisë në Komunën e Dragashit është më e qetë se kurrë.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Osmanollaj ka thënë se nuk ka arrestime e as ndalime nga ana e policisë, si dhe nuk ka as raste të vjedhjes, të cilat sipas tij në ditët e fundit në komunat e tjera ka qenë e zakonshme.

“Këtu para vetes kam statistikat, në Dragash nuk është lajmëruar asnjë rast .Situata është tepër e qetë, pa probleme dhe krimi është nën zero”, ka thënë ai.

Në anën tjetër edhe inspektori i tregut në këtë komunë, Enis Sylejmani ka thënë se kanë tejkaluar problemet dhe paqartësitë me të cilat ishin përballur në fillim pas marrjes ë vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga koronavirusi.

Ai tha se gjendja në komunën e Dragashit është pa probleme dhe duke u vëzhguar në vazhdimësi. /BetimipërDrejtësi