Zvarritjet në zgjidhjen e problemeve pronësore
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për zvarritjen dekadëshe për zgjidhjen e problemeve pronësore.
Sa dekada kanë kaluar pa marrë epilog çështja e pronës në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ?
Sa herë pretendohet se është shitur kjo pronë nga shitësit ?
Çka thonë pretendentët e kësaj prone dhe pse ata fajësojnë organet e drejtësisë që ende nuk e kanë zgjidhur rastin ?
Për çfarë arsye po zvarriten lëndët e kësaj natyre në gjykatat e vendit ?
Gjatë këtij emisioni do të mund të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjithë gjykatat e Kosovës.