ZPS DHE mbrojtja e Gucatit dhe Haradinaj diskutojnë për marrëveshjen për pikat e ligjit dhe faktit si dhe përkthimet

H2
Author

Raporton: Medina KADRIU

Prill 30, 2021

Prishtinë – Në konferencën e katërt mbi ecurinë e çështjes gjyqësore, ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj, mbrojtja e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kanë diskutuar për marrëveshjen për pikat e ligjit dhe faktit si dhe përkthimet.

Lidhur me marrëveshjen për pikat e ligjit dhe faktit, prokurori i ZPS ka thënë se përpjekjet e pasuksesshme për të siguruar fakte të dakorduara reflektojnë në parashtrimet me shkrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është e qartë nga mbrojtja e Gucatit që nuk do të kemi marrëveshje domethënëse.  Po ashtu vëmë re se keni caktuar afatin 9 prill që të biem dakord, ne jemi të disponueshëm për të diskutuar për çfarëdo gjëje që mund të kërkoj mbrojtja”, ka thënë prokurori.

Në anën tjetër, avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees, ka thënë se kanë pushuar shumë për nxjerrjen e procesit të informacionit dhe janë pika që do të vazhdojnë të ngrihen nga ana e tyre sepse nuk janë ende të zgjidhura.

“Do të angazhohemi sa i përket ngushtimit të pikave, por lidhur me faktin se kjo çështje ka qenë e përmendur në agjendë që në konferencën e dytë është e vështirë për ne për tu përfshirë në mënyrë të kuptimtë në këtë proces, jemi në procesin kur po mundohemi të ngushtojmë çështjen që do të përfshihen në çështjen paragjyqësore.  Në paragrafin 13 të parashtrimeve tona kemi dhënë detaje deri në çfarë pike mund të arrijmë marrëveshje, por do japim pozicionin tonë kur të vijë koha dhe në momentin kur të dorëzohet dosja paraprake do të jemi më mirë për tu futur në çështje për të diskutuar për këtë pikë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Toby Cadman, avokati i Haradinaj, ka deklaruar se e dinë rëndësinë e ngushtimit të çështjeve për panelin e gjykimit dhe do të përpiqen të japin vëmendjen e tyre të plotë për këto pika.

“Do të ketë çështje që do të duam t’i ngrehim ZPS- së sa i takon fakteve dhe çështjeve materiale, por nuk është e thënë të kundërshtojmë çdo pikë të mundshme, por do të jemi të arsyeshëm”, ka thënë ai.

Tutje, është diskutuar lidhur me çështjen e përkthimeve, ku prokurori ka thënë se duan të flasin për kuadrin e përkthimit dhe dosjen paraprake.

“Së pari nuk është fare çështje që të kundërshtohet, ZPS u detyrua të parashtroj dosjen paraprake në anglisht, nuk ka ndonjë kërkesë ligjore për përkthimin e kësaj dosje paraprake asnjë parakusht që mbrojtja të dorëzoj dosjen e saj paraprake. Ju tani po caktoni kuadrin duke pas parasysh parashtrimet e mbrojtjes së Gucatit, ne deshëm të theksojmë se skema ligjore vetëm disa dokumente që kërkojnë përkthim dhe dhatë një listë të ngjashme, duhet të jenë të kuptojnë shkaqet dhe akuzat, aktakuzën, dëshmitaret që do të vijnë në gjyq, aktvendimet e gjykatës dhe Apelit. Skema ligjore përcakton kategori diskrete të  materialeve që prokuroria do t’i përdor”, ka thënë prokurori i ZPS-së.

Ai ka thënë se gjithë informacioni që futet në këtë kategori është nxjerrë, dhe përkthimet janë dhënë apo do të jepen dhe gjyqi nuk mund të vonohet për shkak të përkthimeve.

“Dosja paraprake e prokurorisë nuk shton shumë sa i takon informacionit që i akuzuari nuk e ka në shqip. I akuzuari nuk kërkon përkthim të argumenteve të ZPS lidhur me vet fjalët e të akuzuarve për të kuptuar rëndësinë e tyre. Do ta vëmë dosjen paraprake në dispozicion në shqip muajin që vjen dhe të gjithë deklaratat e dëshmitarëve që do ti thërrasim dhe versionet shqip janë gati mbi gjysmën e provave, ne kemi parasysh atë që tha zyra e administratës lidhur me paraqitjen e përkthimeve jo zyrtare që do ta përshpejtojnë çështjen edhe në vlerësimin që thatë 15 qershorit ky parashikim parashiko përthimin e gjithë shtojcave”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbrojtja ka pasur gjithë këtë kohë për të marrë udhëzime dhe hetuar çështje.

“Është çështje e vogël ka të bëj me veprimet e sjelljet e të akuzuarve për një periudhë më pak së nj mujore, një pjesë e madhe e provave janë vet deklarata publike të akuzuarve nuk mund të thonë që si kuptojmë, normalisht mbrojtja duhet të ketë kohën e mundshme për tu përgatitur. Afatet e tuaja në afatin e konsoliduar janë të arsyeshme dhe vazhdojnë të jenë, asgjë nuk ka ndodhur as sa i përket çështjes së përkthimit që do të arsyetonte ndryshimin e datës”, tha tutje prokurori.

Në anën tjetër, avokati Cadman deklaroi se ka dallim të madh mes ZPS-së dhe atyre si mbrojtje për atë që kërkohet.

“Mbështetjet vazhdimisht në kërkesat ligjore lidhur me ato që duhet të përkthehen, duhet parë nëse kërkesat përputhen me detyrimet lidhur me atë që keni thënë ju dhe traktatet ndërkombëtare. Është gjykatë e Republikës së Kosovës nuk është ndërkombëtare dhe duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës  dhe traktatet që janë pjesë e saj. Çështja është ajo që na jepet a përputhen me nenin 6 (3) , ne thomë se nuk përputhet, nuk e ka detyrë ZPS të përkthejë dosjen paraprake por që Gucati e Haradinaj të ketë gjykim të drejtë, përndryshe nuk duhet të shkojmë në gjyq”, ka thënë ai.

Sipas tij, ZPS thotë se  nuk duhet të pritet, por duhet të pritet që këta persona të përgatiten për gjyq për një çështje serioze.

“Ndoshta s’është serioze për ZPS, të pandehurit kanë nevoje të dinë për çka akuzohen dhe dosja paraprake është pjesë përbërëse e saj dhe ne duhet të marrim udhëzime nga të pandehurit me qëllim që të paraqesim edhe na dosjen tonë”, ka thënë ai.

Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale. Z. Gucati dhe z. Haradinaj bënë akuza dhe komente nënçmuese kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara. Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Në bazë të Ligjit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion që të gjykojnë individë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë kur këto vepra penale kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarë të Dhomave të Specializuara.”, thuhej tutje në njoftim./BetimipërDrejtësi