Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua në Ferizaj është zhdukur.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se rasti po vazhdon të hetohet, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Policia njofton se rastin e ka raportuar një grua tjetër, e cila ka njoftuar policinë se viktima është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. /BetimipërDrejtësi