Zgjedhen tetë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Prej tyre, katër janë gra dhe katër burra.

Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj, Bekim Sele, Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti dhe Shukrije Rama janë anëtarët e zgjedhur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, ka dështuar zgjedhja e anëtarit nga radhët e komunitetit serb, pasi kandidatët Nelica Veljkovic  dhe Mihalio Scepanovic nuk morën votat e nevojshme të cilat kërkohen me procedurë, Andaj, për këtë pozitë kërkohet rishpallja e konkursit.

Ndryshe, në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së kanë marrë pjesë 87 deputetë.

“Betimi për Drejtësi” në vazhdimësi ka raportuar për procesin e zgjedhjes së anatarëve të rinj të bordit të RTK-së.

Ndryshe, më 8 korrik të këtij viti  Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar bordin e RTK-së, ndërsa në seancën plenare të mbajtur më 20 shtator ishte miratuar Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë