ZELIJE KASHTANJEVA DËNOHET ME GJASHTË MUAJ BURGIM PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj –Zelije Kashtanjeva është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës apo pozitës zyrtare”,  i cili dënim me pëlqimin e tani të dënuarës mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumë prej 1600 euro.

Gjithashtu e pandehura obligohet që palës së dëmtuar, prindit të Pranvera Kundër, Muhamet Kuka t’ia kompensoj dëmin e shkaktuar dhe atë në shumë prej 5675 euro. Kundër këtij aktgjykimi të shpalur të premtën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë periudhës janar-mars 2009,në Ferizaj,në cilësinë e personave zyrtarë të OJQ “Edhe unë jam Kosovë”, me seli në Ferizaj, e pandehura e parë në cilësinë e drejtoreshës,kurse e pandehura tjetër në cilësinë e arkëtares, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë shpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke mos i përmbushur detyrat e tyre sipas autorizimit , në atë mënyrë që pasi kanëmarrë autorizim për grumbullimin e mjeteve nga prindi i Pranvera Kukës, Muhamet Kuka, e cila për shkak të sëmundjes dhe në pamundësi që të siguroj mjete materiale vet për shërimin e saj jashtë vendit, aktivistët e OJQ “ Edhe unë jam Kosovë”  i kanë grumbulluar mjetet në emër të Pranvera Kukës, në shumë 20.000 euro, të cilat para pastaj i kanë dorëzuar tek të pandehurat, prej të cilave një shumë simbolike i është dhënë Muhamet Kukës, kurse 3600 euro, e pandehura Zelije Kashtanjeva i’a ka dhënë motrës së saj Zarije Bajramit e cila gjendet në Zvicër, për tu kujdesur për Pranverën kur e njejta të dërgohet atje për shërim, kurse për pjesën tjetër të parave nuk është mbajtur asnjë evidencë se ku janë shpenzuar.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë