Zbatimi i Kontratës Kolektive të Arsimit përmes vendimeve gjyqësore

“Betimi për Drejtësi”

Kontrata Kolektive e Arsimit e nënshkruar në vitin 2017, vazhdon të mos zbatohet nga komunat për shkak të mungesës së buxhetit. Punonjësit e arsimit përmes kësaj kontrate kanë të garantuar shujtat ditore dhe pagat jubilare, por që ato nuk po realizohen sipas kontratës. Të njëjtit kanë vendosur t’i drejtohen gjykatave përmes padive për realizmin e këtyre të drejtave, të cilat po aprovohen nga gjykatësit.

Për moszbatimin e kësaj kontrate ka akuza të ndërsjella ndërmjet vet ministrive, komunave dhe sindikatës së arsimit. Komunat thonë se po dëmtohen sepse po nuk kanë buxhet për këtë kategori, ndërsa Qeveria heshtë.

Sidoqoftë, kontrata po zbatohet vetëm në rastet kur punonjësit po i drejtohen gjykatave me padi. Kjo situatë ka shkaktuar shpenzime të paarsyeshme procedurale, shtim të numrit të lëndëve në gjykata e që e ngarkojnë pa nevojë sistemin gjyqësor.

Për më tepër se si qëndrojnë punët me zbatimin e kontratës kolektive të arsimit përmes vendimeve gjyqësore, ndiqeni hulumtimin e përgatitur nga Albijona Hoxhaj. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë