Xhelili: Dyshohet që lëndët nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë, iu takon organeve të merren

Raporton: Albijona HOXHAJ

Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve Ganimete Xhelili, thotë se ka dyshime që ndarja e lëndëve nuk është bërë në mënyrë të drejtë bazuar në ankesat e ngritura, por kjo çështje ajo thotë se i takon organeve të drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën.

“Dyshojmë se jo për faktin e ankesave që janë adresu”, është shprehur ajo duke shtuar se besojnë në institucione se do ta trajtohet ky rast.

“Në fakt kallëzimet edhe ankesat përveç të ndërmjetësuesve që munden mu adresu në Odë dhe përmes odës me u drejtivisht me u përcjell tek organet tjera për hetuesi, kallëzimet penale munden mu bo edhe në baza individuale qysh edhe janë bë, sigurisht që besojmë në institucione, në hetuesi edhe nëse veç ka pas parregullsi për atë që dyshohet besojmë që zgjidhet edhe të kemi funksionalizim sa më të mirë të ndërmjetësimit”, është shprehur ajo.

Pretendimet e ngritura nga ana e ndërmjetësuesve në Gjilan se zyrtari Artan Arifi ka angazhuar gjithë kohen vetëm një apo dy ndërmjetësues, mohohen nga ai.

Zyrtari Artan Arifi ka mohuar pretendimet e ngritura nga ana e ndërmjetësuesve në Gjilan se ka angazhuar gjithë kohen vetëm një apo dy ndërmjetësues.

“Ndarja e lëndëve është bërë në bazë të përzgjedhjes nga ana e palëve në procedurë, duke u bazuar në nenin 10 të ligjit për ndërmjetësim me nr 06/L-009”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi”, ku po trajtohet “Ndarja e dyshimtë e lëndëve të ndërmjetësimit në Gjilan”, në KTV, TVARTA dhe Betimi për Drejtësi./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë