Vrasjet e pazbuluara

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Vrasjet e pazbuluara”.

Vrasjet enigmatike vazhdojnë të mbesin barrë e rëndë për shoqërinë, viktimat e krimit dhe për drejtësinë. Sipas të dhënave të policisë, nga viti 2020, në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 1,406 raste të vrasjeve. Prej tyre për 961 vrasje kryesit janë të njohur, ndërsa për 441 raste të vrasjeve, kryesit janë të panjohur.

Pra, për 31.65% të totalit të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga viti 2000 e deri më sot, kryerësit nuk janë të njohur.

Për të mësuar se si trajtohen rastet e vrasjeve nga sistemi i drejtësisë prej fazës së hetimit e deri te politika e dënimeve, ndiqni emisionin e plotë ku në këtë hulumtimin flasin policia, prokuroria, gjyqësori, avokatët dhe hulumtuesit e sistemit të drejtësisë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë