Vlerësohet ndihma amerikane për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës e ka vlerësuar ndihmën amerikanë dhënë organeve policore. 

Nëpërmjet një njoftimi për media, Poilicia ka njoftuar se u.d i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, kanë pritur Benjamin WEINBERG, Zyrtar i Programit DOJ-ICITAP për Europë/Eurasia, i cili ishte i shoqëruar edhe nga znj. Kimberly RIFFE atashe i DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.

“Gjatë këtij takimi u diskutuan qështje relevante të bashkëpunimit reciprok dhe u vlerësua lart ndihma amerikane ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prej themelimit të Policisë, Zyra Amerikane dhe agjencitë tjera të SHBA-së kanë ndihmuar Policinë, Prokurorinë dhe gjykatat përmes programeve të ndryshme.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë