Vjetërsimi i lëndëve në Gjykatë? (Emisioni i plotë)

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 5, 2018

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për vjetërsimin e lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Shumë prej krimeve që kanë ndodhur apo ndodhin, nuk arrijnë të zbardhen dhe kryesit e tyre nuk mbahen përgjegjës.

Një prej mënyrave se si kryesit nuk mbahen përgjegjës është përmes vjetërsimit të lëndëve apo siç njihet me ligj, përmes arritjes së parashkrimit të ndjekjes penale.

“Betimi për Drejtësi” ka trajtuar një rast, në të cilin për shkak të zvarritjeve në prokurori dhe gjykatë, lënda rrezikon të parashkruhet apo vjetërsohet.

Fjala është për akuzat për mashtrime, për të cilat në vitin 2013 ishte iniciuar rast në organet e drejtësisë, por që ende nuk ka epilog.

Ekipi “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar këtë rast dhe gjetjet tregojnë se nëse ky rast nuk përfundohet deri në janar të vitit të ardhshëm, rasti do të arrijë afatin e parashkrimit absolut të ndjekjes penale, si pasojë e neglizhencës së Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e emisionit “Betimi për Drejtësi”.