Viktima përfundon në QKUK pasi një i dyshuar tentoi ta vriste me thikë, policia po e heton rastin

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person në Ferizaj ka pësuar lëndime serioze nga plagët që ka marrë si pasojë e therjes me thikë nga një i dyshuar.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se viktima është detyruar të marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime serioze pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, me një mjet të fortë të mprehtë-thikë. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë