Vidhen 16 metra binarë të hekurudhës në Rahovec

Hekurudhe
Author

Raporton: Avni Berisha

Maj 21, 2020

Rahovec – Të mërkurën, në Komunën e Rahovecit është raportuar për vjedhjen e 16 metrave binarë të hekurudhës.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Të mërkurën në Rahovec, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin vjedhur 16 metra binar të hekurudhës.”, thuhet në raport.

Sipas Policisë së Kosovës, vlera e binarëve të vjedhur nuk dihet, ndërsa rasti është nën hetim. /BetimipërDrejtësi