Vdes roja e objektit në Pasjan të Parteshit, nisin hetimet
Raporton: Betimi për Drejtësi
Policia e Kosovës ka njoftuar se një roje objekti është gjetur i vdekur në Pasjan të Parteshit. Ende nuk dihen shkaktarët pse ka ardhur deri te vdekja derisa hetimet kanë nisur për të zbardhur këtë rast.
“Fsh. Pasjan, Partesh 20.05.2022 – 07:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /BetimipërDrejtësi