Vdes një burrë në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët për mostrajtim

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Një person që ishte transportuar nga spitali i Pejës në QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të policisë, për vdekjen e të njëjtit familjarët e tij, po i akuzojnë mjekët për mos dhënien e tretmanit mjekësorë të nevojshëm. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka ndërruar jetë. Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor  dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur policia./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë