VAZHDON SHQYRTIMI GJYQËSOR NDAJ RAFIZ SEJDIUT PËR KEQPËRDORIM TË AUTORIZIMEVE EKONOMIKE

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj –  Të premten në Gjykatën Themelore në Ferizaj, vazhdoi shqyrtimi gjyqësor ndaj Rafiz Sejdiut, i cili akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”. Në këtë shqyrtim gjyqësor dhanë deklaratat e tyre Mustafë Nuhiu, i cili ishte përfaqësues i AKM-së dhe Naser Qerimi në cilësinë e dëshmitarëve.

Sipas aktakuzës  sw ngritur mw 19 mars 2012 nga ish-Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, i pandehuri Rafiz Sejdiu akuzohet se si person përgjegjës në organizatën e biznesit me qëllim realizimi të përfitimit të dobisë së kundërligjshme për organizatën e biznesit në të cilën ka qenë i punësuar ka krijuar fonde të palejuara në Kosovë në atë mënyrë që si drejtor i Ndërmarrjes Shoqërore, “Fabrika për prodhimin e veglave dhe aparateve elektrike” në Ferizaj, gjatë periudhës kohore gusht 2001 – gusht 2006, ka akumuluar padrejtësisht shumën prej 161.209.85 euro nga mospagesa e tatimeve dhe detyrimeve të tjera fiskale të përcaktuara me ligj.

Shqyrtimi i së premtes, ndaj të pandehurit Rafiz Sejdiu u vazhdua me dëgjimin e dëshmitarëve dhe atë, Mustafë Nuhiu si përfaqësues i AKM-së dhe Naser Nuhiu – punëtor në ndërmarrjen shoqërore , “Fabrika për prodhimin e veglave dhe aparateve elektrike” në Ferizaj. Mustafë Nuhiu tha se aktualisht kjo ndërmarrje për prodhimin e veglave dhe aparateve elektrike me vendimin e bordit të AKM-së që nga 7 qershori 2007 është në procedurën e likuidimit, e ku një kopje të këtij vendimi ia dërzoi edhe gjykatës. Dëshmitari poashtu tha që kjo ndërmarrje tani është nën menaxhimin direkt të AKM-së, dhe atë që nga momenti i privatizimit të kësaj ndërmarrje, përkatësisht që nga 16 qershori 2006, si dhe tha që prej kur kjo ndërmarrje është privatizuar të gjitha dokumentet e saj – e gjithë arkiva e ndërmarrjes është marrë nga AKM-ja. Ai gjithashtu deklaroi se nga arkivat që i posedojnë aty gjenden të gjitha dokumentet, të cilat edhe i prezentoi para gjyqtarit individual të kësaj çështje Mustafë Tahiri dhe atë regjistra të punëtorëve, vendime për emërimin e menaxhmentit drejtues, një biografi të tani të akuzuarit Rafiz Sejdiu të 9 shtatorit 2003 si dhe dokuemnte të tjera të ndërmarrjes në fjalë, e të cilat i posedojnë.

Në pyetjen mbrojtëses së të akuzuarit Rafiz Sejdiu, avokates Zejnepe Zenuni se kush ishte përgjegjës në procesin pranim-dorëzimit të arkivës së kësaj ndërmarrje shoqërore, konkretisht për marrjen e arkivës nga ndërmarrja, dëshmitari përkitazi me këtë pyetje deklaroi se nuk i kujtohet kush e ka nënshkruar procesverbalin e pranim-dorëzimit  në këtë rast. Avokatja Zenuni, ndërkaq insitonte edhe me disa pyetje të tjera të tërthorta që t’i marrë përgjigjie rreth kësaj, pasi që sipas kjo është shumë e rëndësishme të dihet kush është personi përgjegjës për këtë. Ndërsa lidhur me këtë gjyqtari i çështjes Mustafë Tahiri e obligoi përfaqësuesin-dëshmitarin që në seancën  e radhës të sjell nga arkiva e AKM-së dokumentin se kush ka qenë përgjegjësi të cilin e kërkoi edhe mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Zenuni, si dhe të sjell statutin e ndërmarrjes në fjalë dhe vendimet e marra nga Këshilli i Përgjithshëm i punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Shqyrtimi vazhdoi edhe me dëshminë e dëshmitarit të dytë Naser Qerimi, i cili ishte punëtor në këtë fabrikën e veglave dhe aparateve elektrike. Ai në vazhdim deklaroi se në këtë ndërmarrje-fabrikë ka punuar që nga paslufta konkretisht që nga viti 2000 deri në vitin 2006 , dhe atë si udhëheqës i shërbimive financiare në kuadër të kësaj ndërmarrje, e ku detyrë kryesore e tij ishte kontabiliteti në përgjithësi, llogaritja e të hyrave dhe të dalave të fabrikës, përpilimin e pasqyrave financiare etj. Në vazhdim,  lidhur me tani të akuzuarin Rafiz Sejdiu deklaroi se ai ka qenë udhëheqës i një reparti të fabrikës së veglave dhe jo edhe të asaj për vegla elektrike ku udhëheqës i kësaj të fundit ishte Muhamet Haxhimusa, si dhe jo Drejtor Gjeneral i Ndërmarrjes por vetëm udhëheqës i atij reparti , pasi që sipas tij drejtor gjeneral ishte Raif Grainca, për të cilin tha që i ka nënshkruar të gjitha raportet.

Ndërsa lidhur me pagesat e obligimeve tatimore dhe pagave të punëtorëve ai tha se për këto komunikimin e kanë bërë me Drejtorin Gjeneral, Grainca, dhe tha se nuk  e di se i akuzuari Rafiz Sejdiu a ka qenë ndonjëherë prezent me rastin e aktiviteteve të inspektorëve tatimore të Kosovës, pasi që sipas tij ai nuk ka qenë kompetent për pagesën e tatimeve. Sa u përket pagesave kesh për obligimet tatiomore ai tha se i ka kryer ai vetë ose arkëtari i ndërmarrjes, ndërsa ato të kryera përmes xhirollogarisë bankare i ka kryer vetë drejtori, i cili kishte qenë i autorizuar dhe atë Raif Grainca.

Po ashtu dëshmitari deklaroi se ka qenë në dijeni që pagesa e obligimeve tatimore dhe obligimeve ndaj punëtorëve nuk janë bërë në Agjencionin Tatimor të Kosovës (ATK, por ai tha se ato nuk janë kryer për shkak të mosmundësisë së pagesës nga ndërmarrja, dhe për këtë ai tha se nuk e di nëse drejtori gjeneral Raif Grainca, a i ka njoftuar udhëheqësit e reparteve të tjera për mosmundësinë e këtyre pagesave.

Me dhënien e dëshmisë së dëshmitarit Qerimi, shqyrtimi gjyqësor përfundoi, ndërsa nuk u caktua senaca e rradhës, por për këtë gjyqtari njoftoi se palët do të njoftohen përmes ftesave të rregullta nga gjykata.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë