VAZHDON MBROJTJEN ISH-TOGERI I RAJONIT TË FERIZAJT MENDERES SINANI

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, ka vazhduar të jap mbrojtjen e tij ish-togeri i Rajonit të Ferizajit, Menderes Sinani, i akuzuar për shtatë vepra penale. Në këtë seancë gjyqësore, i akuzuari Sinani ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e prokurorit të rastit, Drew Engel.

Në pyetjen e prokurori Drew Engel, nëse i akuzuari kishte marr pjesë në hetimet e zhvilluara kundër të dëmtuarit Bidajet Sylejmani, i akuzuari Sinani tha se njësiti i tij kishte udhëhequr vetëm njërin hetim, ndërsa hetimin e dytë e ka udhëhequr drejtoria qëndrore e policisë. Në pyetjen tjetër të prokurorit Engel, nëse i kishte raportuar hetimet e bëra për këtë rast, i akzuuari tha se është i obliguar që çdo hetim që e ndërmerr njësiti i tij duhet t’a njoftojë drejtorinë qëndrore. Tutje, i akuzuari Sinani tha se fillimisht hetimet i kishin kryer vetëm kundër Bidajet Sylejmanit, ndërsa më vonë në hetime është përfshirë edhe Raif Bajrami. “Hetimet në rastin kundër Bidajet Sylejmanit nuk i kam kryer unë, por hetuesit e njësitit tim, ndërsa unë vetëm i kam parë dhe i kam lexuar raportet që ata i kanë pregaditur” theksoi ai. Në pyetjen e prokurorit Drew Engel, se çfarë faktesh ka marr parasysh kur ka ardhur në përfundim se Bidajeti është duke kryer vepër penale, i akuzuari tha se ishte bazuar në deklarimet e viktimave të cilat ishin shfrytëzuar seksualisht me pagesë, ishin detyruar të shkojnë edhe me persona tjerë, u kishte premtuar punësim dhe hapje të biznesit, të gjitha këto përbëjnë vepër penale të trafikimit me qenie njerzore.

Në pyetjen tjetër të prokurorit Drew Engel, se kush kishte urdhëruar hetimet kundër Bidajet Sylejmanit, i akuzuari Sinani tha se informata e parë ka ardhur nga drejtoria qëndrore, ku thuhej se duhet të hetohej një person me emrin Bidajet nga rajoni i Shtërrpcës dhe i cili ka sjellur femra nga Shqipëria për t’i shfrytëzuar seksualisht. Tutje, i akuzuari tha se personalisht asnjëherë nuk e kishte hetuar Bidajet Sylejmanin, ndërsa për herë të parë e ksihte parë kur ishte arrestuar, në stacionin policor.

Kjo seancë gjyqësore do të vazhdoi më 22 prill 2016, ku do të vazhdoj mbrojtja e të akuzuarit Menderes Sinani, i cili do të përgjigjet në pyetjet e prokuroit të rastit.

Ky shqyrtim gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ngarkon të akuzuarin Menderes Sinani për veprat penale penale “shpërdorim i pozitës zyrtare”, “marrje e ryshfetit”, “ushtrim i ndikimit”, “shmangie nga pagesa e taksave të detyrueshme doganore”, “dhënie e ndihmës kryesve, pas kryerjes së veprës penale”, ”moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Në këtë proces gjyqësor, të akuzuar janë edhe 6 persona tjerë: Besim Shabani, Burim Veseli, Sami Matoshi, Ramadan Ajvazi, Agron Matoshi dhe Vahid Tahiri.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë