VAZHDON GJYKIMI PËR DALLAVERET ME UDHËTIMET E MATURANTËVE NË SHQIPËRI

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Në gjykimin ndaj Shaip Budurit, Bujar Nerjovajt dhe Beqir Letajt, të akuzuar për keqpërdorime me ekskursionin e nxënësve në Shqipëri, ka dëshmuar anëtari i këshillit drejtues i shkollës së mesme, Esat Krueshepi. Ky i fundit tha se komisioni për përzgjedhjen e operatorit për këtë ekskursion,  nuk ishte i ndikuar nga askush për përzgjedhjen e operatorit fitues. Sipas tij, ky operator është zgjedhur n bazë të kushteve më të volitshme. “Në mbledhjen e zgjedhjes së ofertës për ekskursion të maturantëve, i akuzuari Shaip Buduri ka marrë pjesë vetëm si sekretar, nuk ka pasur të drejtë të votojë por vetëm ka mbajtur procesverbalin. Nuk ka pasur ndikime nga ndokush në përzgjedhjen e operatorit fitues” u shpreh Krueshepi.

Në Gjykatën Themelore në Prizren, gjatë kësaj seance u dëgjua edhe dëshmitari Hamzi Krasniqi, anëtar i këshillit drejtues të shkollës. Krasniqi deklaroi se si një person kishte bërë problem në këtë mbledhje duke akuzuar këshillin se kanë kërkuar dokumente që nuk janë të nevojshme sipas ligjeve pozitive.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës, Kryetarja e trupit gjykues ka ndërprerë gjykimin, i cili do të vazhdoj më më 5 maj 2016, në ora 09:00.

Tre të akuzuarit Shaip Buduri, Bujar Nerjovaj dhe Beqir Letaj akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prizren se në mënyrë të padrejtë kanë eleminuar operatorët “Sharr Travel” dhe “Halimaj Raisen” nga tenderi për ekskursionin e maturantëve në Shqipëri, të vitit 2013. Të njejtit për këto veprime u akuzuan se kanë kryer veprën penale, në bashkëkryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë