Prishtinë, 9 Shkurt 2016 – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të martën, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Pren Krasniqit dhe Azem Bajramit të akuzuar për marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti dhe ushtrim i ndikimit.
Shadije Gërguri kryetare e trupit gjykues ka vazhduar seancën me dëgjimin e dëshmitarit Vion Peja. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Ilaz Beqiri, dëshmitari Peja ka sqaruar veprimtarinë e tij të punës në kompaninë Kujtesa. Ai tha se në cilësinë e partnerit menaxhues ka bërë shpërndarjen e internetit dhe kabllovikut nëpërmjet kabllove dhe vendosjen e tyre në shtylla.
Peja bëri të ditur se në mungesë të shtyllave gjithmonë ishin përdorur shtyllat e KEDS-it ose PTK-së me të cilët kishte kontratë për shfrytëzimin e këtyre aseteve për të cilat paguanin 0.92 cent për shtyllë. Sipas kontratës kërkohej që të plotësoheshin kushtet për vendojsen e këtyre kabllove, ku ekzistonte Komisioni, i cili bënte vlerësimin e kabllove dhe shtyllave. Sipas dëshmitarit, në këtë Komision kishte qenë edhe i akuzuari Azem Bajrami në cilësinë e përgjegjësit për menaxhimin e aseteve të KEDS-it. Aso kohe, dëshmitari Peja tha se me kërkesë të të akuzuarit Bajrami kishte pranuar në punë vajzën e tij. Dhe për një gjë të tillë, dëshmitari tha se nuk kishte pasur konkurs për pozita të kualifikuara, mirëpo e kishte pranuar atë në një pozitë që ndërlidhej me mbledhjen e reseverëve nga kilentët. E gjitha kjo ka ndodh pas shfrytëzimit të aseteve nga ana e KEDS-it.
Dëshmitari Peja tha se në deklaratat e dhëna në polici, ai asnjëherë nuk kishte theksuar se kishte qenë nën presion për ta punësuar vajzën e të akuzuarit. Dëshmitari tha se ishte ndjerë nën presion vetëm gjatë ndërtimit të shtyllave për t’i vendosur kabllot.
Më tutje, çështjet që u shtruarn me dëshmitarin Peja ndërlidheshin me kontratat e punës në kompaninë Kujtesa. Mbrojtësi i të akuzuarit Azem Bajrami, avokati Behar Ejupi tha se prokurori Ilaz Beqiri po ushtron ndikim apo presion me pytjet e tij për dëshmitarin. Megjithatë, dëshmitari deklaroj se nuk e ndjen vetën nën presion.
I pyetur se a kishte ushtruar dikush presion në punësimin e vajzës së të akuzuarit Azem Bajrami, dëshmitari Peja u përgjigj se nuk e konsideron një gjë të tillë si presion por vetëm si kërkesë nga ana e të akuzuarit.
Tutje janë prezantuar kontratat e vajzës së punësuar të të akuzuarit si dhe me leximin e provave tjera si: Marrëveshja për distribuimin e kabllove televizive, kërkesa për dhënien e pëlqimit të shfrytëzimit të aseteve të KEK-ut, raporti informues lidhur me zbatimin e urdhëresës, raporti informues lidhur me zbatimin e operacionit dhe bastisjes.
Avokati Behar Ejupi ka kërkuar nga trupi gjykues që procedura e provave të plotësohet me kontratën, e cila u lexua gjatë seancës, ndërkaq prokurori Ilaz Beqiri ka propozuar që provave të i’u bashkangjitet edhe data e saktë e punësimit të vajzës së të akuzuarit.
Mbrojtësi i të akuzuarit Pren Krasniqi, avokati Nikë Shala, ka propozuar që në seancën e ardhshme, e cila do të mbahet me 22 mars në orën 10:00, të ftohet dëshmitari kryersor, Leonard Hoxha.