VAZHDON BALLAFAQIMI I DËSHMIVE PËR DALLAVERET ME PRONA NË LIPJAN

Raporton: Valdet HAJDINI

Lipjan– Në Degën e Lipjanit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të premten, para gjyqtarit Shashivar Hoti është mbajtur seanca gjyqësore, ndaj të akuzuarit për mashtrim Rasim Llugiqi. Gjatë kësaj seance ka vazhduar dëshminë nga seanca e kaluar dëshmitarja Smiljana Markoviq dhe ka dëshmuar dëshmitari Bajram Mziu.

Në pyetjet e prokurores, Fatmire Cacaj, rreth dhënies së deklaratës në gjykimin e parë, dëshmitarja tha se është e vërtetë që ka dëshmuar edhe në gjykimin e parë dhe se qëndron në tërësi pranë asaj deklarate. Në pyetjen e prokurores nëse dëshmitarja ka qenë në dijeni për shitjen e pronës, dëshmitarja tha se Millka Smiljanoviq i kishte thënë se bashkëshorti i saj dhe kunati i saj, i kishin dhënë autorizim për ta shitur pronën në Lipjan, ndërsa atë do ta shiste për shumën prej 35.000,00 – 30.000,00 euro. Tutje dëshmitarja tha “Rasimi dhe Millka kanë pasur marrëveshje për shitjen e pronës për 180.000,00 euro”. Ndërsa, sa i përket diferencës mes shumës prej 30.000,00 dhe 180.00,00 eurove, dëshmitarja tha se  Millka i kishte thënë se kunati i saj e kishte shitur një banesë në Prishtinë dhe bashkëshortit të saj nuk i kishte dhënë asnjë cent, ndërsa nga shitja e kësaj prone familjarëve do t’u thotë se e kishte shitur për  30.000,00 euro, kurse pjesën tjetër do ta deponoi në një bankë në Beograd dhe fëmijëve të saj do t’i blente banesa.

Në pyetjen e përfaqësuesit të autorizuar Xhafer Maliqi, për kohën e përpilimit të kontratës së shitblerjes, dëshmitarja u përgjigj se Millka dhe Rasimi kanë hyrë në zyren e avokatit për ta përpiluar kontratën e shitblerjes, ndërsa ajo kishte pritur jashtë. “Pas hartimit të kontratës, kemi shkuar në gjykatë për ta vërtetuar kontratën, ndërsa pas 2-3 muajve pas shitjes, unë kam marr vesh për gjoja mashtrimin e Millkës nga Rasimi”, tha dëshmitarja Markoviq.

Në pyetjen e gjyqtarit nëse Millka ka qenë e kërcënuar nga Rasimi dhe nëse Millka ka folur në telefon me bashkëshortin e saj gjatë kohës sa ishte në veturë me Rasimin, dëshmitarja tha se Rasimi nga natyra është i qetë dhe se nuk i kujtohet ta ketë kërcënuar Millkën, si dhe tha se nuk i kujtohej nëse kishte folur me bashkëshortin e saj në telefon.

Në vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, ka dëshmuar Bajram Mziu, i cili në pyetjen e prokurores Fatmire Cacaj, se ku e kishte kuptuar për shitjen e pronës, dëshmitari u përgjigj se “Millka më ka thënë se ka një truall për shitje në Lipjan dhe nëse mund t’ia gjejë një blerës, për shumën prej 30.000,00 euro të tërin”. “Pas 2 ose 3 ditësh e kam marr vesh që Rasimi e kishte blerë pronën për shumën prej 180.000,00 euro”, tha dëshmitari Mziu.

Seanca e së premtes, ka përfunduar me dhënien e dëshmisë së dëshmitarëve, ndërsa e njejta do të vazhdoi më 11 mars 2016, në ora 9:30.

Ky proces gjyqësor është në rigjykim dhe zhvillohet në bazë të aktakuzës së ngritur nga ish-Prokuroria Komunale në Prishtinë, me të cilën i akuzuari Rasim Llugiqi ngarkohet me veprën penale të mashtrimit.

Sipas pretendimit të prokurorisë, i akuzuari Rasim Llugiqi, më 12 .maj 2009, në Gjykatën Komunale në Lipjan, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore, e kishte sjellë në lajthim dhe e kishte shtyrë të veproi në dëm të pasurisë së saj të dëmtuarën Millka Simianoviq. Kjo kishte ndodhur në atë mënyrë që me rastin e përpilimit të kontratës së shitblerjes për 15.56 ari, ishte paraqitur shuma prej 180.000.00 eurove, me arsyetimin të tatimit më të ulët, ndërsa paraprakisht ishin marrë vesh që vlera e shitblerjes të ishte 460.000

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë