Vazhdon aksioni i Prokurorisë në zonën e Brezovicës

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe sot aksionin e nisur në zonën e Brezovicës.

Në njoftimin për media thuhet se Prokuroria në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensisë Kadastrale të Kosovës, edhe sot ka vazhduar operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aksioni i sotëm është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë