VAZHDOI MARRJA NË PYETJE E ISH-TOGERIT MENDERES SINANI

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë – Ish togeri nga rajoni i Ferizajit, Menderes Sinani, të premten ka vazhduar mbrojtjen e tij për shtatë veprat penale për të cilat akuzohet. Në këtë seancë i akuzuari Sinani, vazhdoi të përgjigjet në pyetjet e prokurorit të çështjes, Drew Angle.

Gjatë kësaj seance, i akuzuari Sinani tregoi se si zhvillohet procedura në rastet kur bëhen hetimet dhe deri në përpilimin e raporteve për tu dërguar në prokurori.” Pasi që të sigurohen se të gjitha gjërat kryesore janë në raport, atëherë hetuesi e ka për detyrë  që ta rishikoj dhe nëse ka nevojë ta kompletoj tërë lëndën. Pasi që të dërgohet në prokurori dhe nëse ka ndonjë lëshim, atëherë ata mund të kërkojnë nga ne dokumente shtesë. Pastaj prokurori e ka për detyrë se a do të vazhdoj me hetime apo jo”, tha ai.

Në pyetjen e prokurorit Angle, se a e kishte parë dosjen e Bidajet Hysenit para se ai të arrestohej, i akuzuari Sinani deklaroi se e kishte parë dhe në të kishte gjetur elemente të trafikimit me qënje njerzore. “Sa i përket dërgimit të informacioneve  në drejtorinë për trafikim me qënje njerzore, aty informacionet dërgohen nga hetuesit dhe jo nga unë. Ato dokumente mundë të kenë kaluar nëpër tavolinen time, por lënda komplet nuk mundë të lexohet sepse mundë të ketë mbi 100 fletë dhe në këto raste, interesohem nëse lënda është e kompletuar me deklaratat dhe sigurohem që kallzimi penal të jetë në rregull dhe atë kallzim penal e nënshkruaj unë i fundit dhe pak a shume e shoh në kallzim penal qka përmban përfaërishst ajo lëndë, kshtu që nuk ka nevojë më lexu cdo fjalë të raportit”, shtoi ai.

Tutje, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Angle, Menderes Sinani tregoi se si ekipi i të cilit ka qenë mbikëqyrës, ka bërë vëzhgimin në rastin e Bidajet Hysenit, të cilët kanë përdorur mjete të veçanta të vëzhgimit dhe për të gjitha këto i kishin treguar atij.

Pasi që kryetari i trupit gjykues Pitor Bojarchuk, kishte seancë në një rast tjetër, seanca u ndërpre për të vazhduar me 25 prill në ora 09:30.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ngarkon të akuzuarin Menderes Sinanit për veprat penale “shpërdorim i pozitës zyrtare”, “marrje e ryshfetit”, “ushtrim i ndikimit”, “shmangie nga pagesa e taksave të detyrueshme doganore”, dhënie e ndihmës kryesve, pas kryerjes së veprës penale”, “moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim  i paautorizuar i armëve”. Në këtë proces gjyqësor, të akuzuar janë të akuzuar edhe gjashtë persona tjerë: Besim Shabani, Burim Veseli, Sami Matoshi, Ramadan Ajvazi, Agron Matoshi dhe Vahid Tahiri.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë