Urdhërohet ekspertiza financiare në rastin ku paditësi kërkon kompensimin e dëmit dhe fitimit të humbur

Raporton: Ramiz Durmishi

Të premten, në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca përgatitorë në bazë të padisë së kompanisë King Holding Sh.p.k me seli në Gjakovë, kundër kompanisë NNSH Korben SHPK, po ashtu me seli ne Gjakovë (i padituri i parë) si dhe kundër Komunës së Gjakovës (i padituri i dytë) për kompensimin e dëmit dhe fitimit të humbur.

Përfaqësuesi i palës paditëse Besim Osmani, deklaroi se mbetet në tersi pranë padisë dhe pretendimeve të parashtruara, po ashtu deklarojë se mbetet pranë propozimit për caktimin e ekspertit financiar për përllogaritjen e fitimit të humbur.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i të paditurit të parë Prënk Pepaj deklaron se mbetet në tersi pranë parashtrimeve si ne proces dhe parashtresave dhe pretendimeve nga seancat e mëhershme, ku kishte propozuar gjykatës që padinë ta refuzoi si të pabazuar.

Ndërsa, përfaqësuesja e të paditurës së dytë Vjollca Shyti deklaroi se mbetët pranë kundërshtimeve të padisë dhe kërkesëpadisë dhe njëkohësisht i propozoj gjykatës që padinë ta refuzoi si të pabazuar.

Në vazhdim, gjykatësi Bajram Miftari mori aktvendim, duke miratuar propozimin e paditësit për caktimin e ekspertit financiar.

Sipas padisë, e paditura e dytë me datën 30 qershor 2017, në cilësinë e autoritetit kontraktues në faqen zyrtare te Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kishte publikuar njoftimin për kontratë me numër 632-17-2964-5-1-1, për ndërtimin e Qëndresë së Kulturës në Rugovë të Hasit, të Komunës së Gjakovës.

Paditësi me të paditurin e parë kishin marrë pjesë bashkërisht në tender dhe kishin nënshkruar një deklaratë bashkëpunimi, me të cilën kishin deklaruar së nëse e marrin tenderin, bashkërisht apo individualisht do të jenë përgjegjës ne kryerjen e punimeve.

Si dhe te njëjtit kishin nënshkruar edhe një deklaratë tjetër, të cilën e kanë emërtuar si deklaratë e anëtarëve të grupit. Nëpërmjet kësaj deklarate, paditësi me të paditurin e parë kanë deklaruar së do të jenë bashkërisht dhe individualisht përgjigjes për përmbajtjen e grupit të tenderit, do ti kryenin punimet bashkërisht dhe po ashtu, përgjegjësitë do ti marrin bashkërisht dhe individualistë.

Në padi gjithashtu cekët se paditësi i kishte dorëzuar të paditurës së dytë të gjitha marrëveshjet dhe me 01 shkurt 2018, e paditura e dytë në faqen zyrtare të KRPP-së e kishte publikuar njoftimin për denjën e kontratës.

Kurse, me 22 shkurt 2018, e paditura e dytë kishte nënshkruar kontratën në vlerë 999.210,08Euro me paditësin dhe të paditurin e parë./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë