Tre zyrtarët e KEDS-it dënohen me nga një vjet burg dhe një mijë euro gjobë, i akuzuari i katër lirohet

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Të akuzuarit Muharrem Havolli, Ilir Hajdini dhe Fatmir Medeci janë dënuar me nga një vjet burg dhe një mijë euro gjobë, ndërkaq Hilmi Asllani është liruar nga akuza. Ky aktgjykim është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësja Shadije Gërguri në rastin e aktakuzës së ngritur ndaj katër zyrtarëve të KEDS-it. Ata akuzoheshin për marrje ryshfeti për shkak se të njëjtit në cilësinë e personave zyrtarë – kontrollues në shërbimin e humbjeve komerciale në KEDS, kanë kërkuar shumën prej 600 eurove nga i dëmtuari Liman Alshiqi për ndërtimin e njehsorit elektrik.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë