TRE TË AKUZUARIT PAS RICILËSIMIT TË AKUZËS PRANOJNË FAJËSINË PËR KONTRABANDIM ME EMIGRANTË

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizja është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarëve Sali Raka, Fatmir Koraqi dhe Fadil Morina, të cilët akuzoheshin për veprën penale në bashkëkryerje “kontrabandimi me migrant”.  Në këtë shqyrtim gjyqësor tre të akuzuarit kanë pranuar fajësinë për veprën penale që u ngarkohet, dhe atë pas rikualifikimit të akuzës nga ana e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku. Ndërsa shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarëve u caktua për të premten, më 1 prill 2016

Në këtë shqyrtim gjyqësor prokurori i shtetit Rasim Maloku deklaroi se akuzën e ngritur ndaj të akuzuarëve për veprën penale me  të cilën ngarkohen e ka ricilësuar në atë mënyrë që veprën penale “kontrabandim me emigrant” e kualifikoi me veprën penale “kontrabandim me migrant në vazhdimësi dhe në tentativë” nga neni 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 i Kodit Penal të Kosovës.

Këtë cilësim të ri të veprës penale ndaj të akuzuarëve prokurori Maloku e mbështeti me arsyetimin pas bisedimit me të akuzuarit kanë arritur marrëvshje për pranim të fajësisë, mes tyre dhe prokurorit. Gjithashtu deklaroi se ka marrë parasysh edhe kohën e ndërmarrjes së veprimeve të të akuzuarëve, mënyrën e kryerjes si dhe rrethanat e tjera, ku siç deklaroi prokurori vetë gjendja si politike ashtu edhe ekonomike në vendin tonë, dhe mosmundësia e lëvizjes së lirë të qytarëve drejt vendeve europiane kanë shtyrë të akuzuarit të ndërmarrin këtë veprim.

Sipas akuzës së ngritur nga Prokuria Themelore në Ferizaj, të pandehurit akuzoheshin se gjatë muajit tetor 2013 kanë kontrabanduar migrant nga Republika e Kosovës për në shtetet e Evropës Perëndimore – Francë, në atë mënyrë që pas marrëveshjes me qytetarët për dërgimin e tyre në Francë kanë organizuar transportimin e tyre nga Kacaniku në Gjilan, kurse prej Gjilanit pastaj kanë udhëtuar për në Preshevë e prej aty kanë vazhduar për në Suboticë për të hyrë në Hungari e pastaj për të vazhduar në shtetet europiane.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë