TRE PERSONA DËNOHEN ME 13 VITE BURG, 90.000 EURO GJOBË DHE U KONFISKOHET PASURIA PREJ 1.5 MILIONË EUROVE, PËR PROSTITUCION DHE SHPËRLARJE PARASH

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj –  Agron Alaj, Ilir Rexhepi dhe Avni Xheladini të akuzuar për veprat penale në bashkëkryerje  “mundësimi i prostitucionit” , “ofrimi i lokaleve për prostitucion” dhe “shpërlarje parash”,  të hënën, më 4 prill 2016 u dënuan me 13 vite burgim si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 90.000 euro. Gjithashtu me këtë aktgjykim u dha vendimi për konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë prej 1.5 milionë euro, të fituaranga kryerja e veprave penale në fjalë. Shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarëve Alaj, Rexhepi dhe Xheladini u bë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i Departamentit për Krime të Rënda, Agim Maliqi.

Me aktgjykimin e shpallur , të hënën më 4 prill 2016 në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të tre të akuzuarëve i’u shqiptua dënim i veçantë, ku i pandehuri i parë Agron Alaj është shpallur fajtor dhe është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë vite dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëdhjetëmijë (50.000) €, i pandehuri Ilir Rexhepi është dënuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre vite e gjashtë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetmijë (20.000) €. Gjithashtu edhe ndaj të pandehurit të tretë në këtë çështje penale Avni Xheladini, i cili  ështër shpallur fajtor i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëzetmijë (20.000) €

Trupi gjykues në këtë rast, po ashtu morri vendim për konfiskim në mënyrë të përhershme të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, të të pandehurëve Agron Alaj, Ilir Rexhepi dhe Avni Xheladini pasi që është vërtetuar se është dobi pasurore e fituar nga kryerja e veprave penale, vlera e të cilave është mbi 1.5 milion €, dhe atë nëntë (9) vetura, të tipit VË, dy vetura të tipit BMË, e po ashtu dy banesa në Ferizaj, një parcelë toke në fshatin Babush dhe një në Brezovicë, motelin “NATA”në fshatin Prelez të Muahxherëve- ku edhe është mundësuar ushtrimi i veprimtarisë ilegale të prostitucionit i udhëhequr nga tani i dënuari Agron Alaj,  gjithashtu u konfiskuan tërë shumat e depozituara në xhirollogaritë bankare të të pandehurve

Ndërkaq sa i përket veprës penale krimi i organizuar nga neni 274 paragrafi 3 të KPK-së trupi gjykues në mungesë të provave dhe konform nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 i ka liruar nga akuza të pandehurit në këtë rast.

Sipas pikës 1 të aktakuzës PP.nr. 314-2/12, të ngritur nga Prokuroria e EULEX më 17 qershor 2014 Agron Alaj akuzohej për veprat penale “krim i organizuar” sepse në periudhën mes shkurtit 2005 dhe 5 majit 2012, në motelin “NATA” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal ka themeluar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal duke kryer vepra penale të mundësimit të prostitucionit dhe shpërlarjes së parave, dhe si rezultat ka siguruar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë, shuma të mëdha të përfitimeve material si përfitime nga vepra penale. Alaj akuzohet edhe për veprat penale “mundësimi i prostitucionit” duke siguruar objektin, rekrutuar, organizuar,kontrolluar dhe ndihmuar personin tjetër për qëllime të prostitucionit në Kosovë dheveprën penale “shpërlarje parash”

Pikat e tjera  të akuzës i ngarkojnë të akuzuarit Ilir Rexhepin  dhe Avni Xheladinin për veprat penale “krim i organizuar në bashkëkryerje” , “mundësimi i prostitucionit në bashkëkryerje” dhe veprën penale “shpërlarje parash”.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë