Tre palestinezë gjenden te goma rezervë e një kamioni në Han të Elezit

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Policia e Kosovës njofton se tre shtetas palestinezë janë ndaluar të mërkurën në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni me targa të Turqisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rreth orës 13:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani Elezit në linjën hyrëse në terminalin doganor, policia kufitare ka arritur të identifikojë tre persona, shtetas të Palestinës. Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë. Fillimisht të njëjtit janë nxjerrë nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas ofrimit të ndihmës së parë, atyre u janë kryer procedurat tjera nga ekipet kompetente mjekësore, ndërsa me rastin po merren njësiti i hetimeve dhe ai për migrim./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë