Totaj: Nga 30 maji lëndët e reja ndahen përmes programit SMIL

Raporton: Betimi për Drejtësi

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi, theksoi se nga muaji maj i këtij viti ndarja e lëndëve për të gjithë gjyqtarët po bëhet përmes programit SMIL.

Ai tha se deri më tani lëndët në Gjykatën e Apelit janë ndarë përmes shortit, ndërsa nga 30 maji kjo po bëhet përmes programit që sipas tij sërish gjykatësve po ju shkakton vështirësi.

Ndarja e lëndëve është bërë me short, do të thotë prej kohës kur jam unë pjesë e Gjykatës së Apelit e di që çdo herë lëndët na janë ndarë me short. Vet ndarja përmes shortit e eliminon disa aspekte të subjektivizmit ose prapavijave të cilat mund të mendojmë se munden me ndodh. Në ndërkohë që prej datës 30.05.2022 të gjitha lëndët e reja ndahen përmes programit SMIL dhe tani e tutje është vet programi SMIL i cili do i ndajë. Tani ne kemi edhe një problem tjetër në raport me vet këtë program sepse mënyra e ndarjes na i shkakton disa vështirësi”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Drejtësia në Gjykatën e Apelit” në KTV, TV ARTA dhe në “Betimi për Drejtësi”./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë