Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar  

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy persona janë arrestuar lidhur me rastin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë