Gjilan – Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar të mërkurën pasi ka therur me thikë një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Llashticë të Gjilanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./BetimipërDrejtësi