Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për tenderomaninë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Tenderët në KEK janë shumë dëshmuar si problematik saqë ende janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore për shkak të akuzave për korrupsion. Për korrupsion në tenderët e KEK-ut janë akuzuar edhe krerët e Organit Shqyrtues të Prokurimit, të cilët tash po ballafaqohen në gjykatore. “Betimi për Drejtësi” shfaq hulumtimin për një tender 30 milionësh të KEK-ut, i cili edhe pse formalisht i ka kaluar të gjitha betejat ligjore, madje edhe në OSHP, ende nuk ka përfunduar me nënshkrim të kontratës. Këtë tender, KEK-u ia ka dhënë një konzorciumi Çeko Boshnjak dhe pas ankesave në OSHP edhe OSHP-ja i ka dhënë të drejtë KEK-ut. Madje kanë kaluar më shumë se katër muaj që kur OSHP-ja i ka rekomanduar KEK-ut që ta nënshkruajë kontratën. Por, KEK-u ende nuk e po e nënshkruan kontratën. Operatori ankues, po pretendon se fituesi i tenderit është falsifikator dhe përmes lidhjeve korruptive e ka fituar tenderin e 30 milionë eurove. Me këtë tender, përveç KEK-ut e OSHP-së tash po merret edhe Prokuroria Speciale. Se për çfarë bëhet tenderi bëhet fjalë, ndiqeni hulumtimin e detajuar. Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit të përgatitur nga hulumtuesit e ekipit “Betimi për Drejtësi”.

Betimi për Drejtësi