Në emisionin TEMPUS në KTV, u diskutua për plaçkitjet e pazbuluara në Kosovë dhe u publikuan pamje ekskluzive të plaçkitjeve.
• Pse rastet e plaçkitjeve të bankave që ndodhin në pikë të ditës, para kamerave, nuk zbulohen nga organet e ndjekjes?
• Kush janë plaçkitësit që po nuk arrijnë të zbulohen nga hetuesia?
• Çfarë politika të ndjekjes dhe dënimeve po zbatohen në rastet e plaçkitjeve?
• Si vlerësohet aspekti i sigurisë pas përsëritjes së këtyre plaçkitjeve dhe si ndikojnë ato në shoqëri?
• Çfarë duhet të ndërmerret për parandalimin dhe luftimin e plaçkitësve?
Për këtë temë, diskutuan: Gazmend Hoxha, Granit Hasani, Suad Bikliqi dhe Gzim Shala.
Ndiqeni emisionin e plotë “Tempus”, i cili transmetohet çdo të martë me fillim nga ora 20:10 në KTV dhe në TV Arta. /BetimipërDrejtësi