Tempus 5: Pavarësia ekonomike e grave dhe dhuna me bazë gjinore

Në emisionin TEMPUS në KTV u diskutua për mungesën e integrimit ekonomik të grave, si sfidë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

•Pse gratë viktima të dhunës në familje shpesh detyrohen të zgjedhin ambientin e dhunës si alternativë ndaj varfërisë dhe luftës për mbijetesë?
• Sa varësia ekonomike e grave ndikon në uljen e efektivitetit të përpjekjeve për parandalimin e dhunës me bazë gjinore?
• Cilat janë sfidat e integrimit ekonomik të grave që janë viktima të dhunës në familje?
• Cila është përgjegjësia institucionale në këto raste dhe çfarë planesh ka Qeveria për adresimin e këtyre sfidave?
Për këtë temë, diskutuan: Nita Shala, Eliza Hoxha, Erblina Dinarama dhe Arrita Rezniqi.

Ndiqeni emisionin e plotë “Tempus”, i cili transmetohet çdo të martë me fillim nga ora 20:10 në KTV dhe në TV Arta. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë