Tempus 33: Akuzat për dallavere me prona

Në emisionin “TEMPUS” në KTV, u transmetua storja e përgatitur në terren lidhur me akuzat për dallavere me prona milionëshe në Veternik të Prishtinës si dhe u debatua në studio lidhur me këtë çështje.

  • Si ndodh që Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela zhvillon disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë?
  • Si i trajtoi Kolegji i gjykatësve dy lëndë për të njëjtën parcelë dhe pse në njërën lëndë vendosë për 9 muaj e në tjetrën për 7 vjet?
  • Pse kolegji i njëjtë i gjykatësve mban seancë në vitin 2017 me Nexhat dhe Gursel Sadikun për parcelën 1743, të cilën parcelë e kishte vendosur në vitin 2015 në emër të Zojë Hysenit?
  • Çfarë falsifikimesh zbulojnë ekspertizat e vendimeve të viteve ’60-ta për këto prona?
  • Kush janë gjykatësit, prokurorët, policët e avokatët e përfshirë në këto prona?
  • A po frikësohet prokuroria të veprojë për shkak të emrave të fuqishëm të përfshirë në këto prona?
  • Çfarë thonë avokatët që prezantojnë palën paditëse?
  • Kush janë të famshmit që janë bërë bashkëpronarë të pronave në Veternik?

Për këtë temë, përveç hulumtimit në terren, në studio diskutuan panelistët: Saranda Keqekolla-Sadiku dhe Florim Shefqeti.

Ndiqeni emisionin e plotë “Tempus”, i cili transmetohet çdo të martë me fillim nga ora 20:10 në KTV, TV Arta dhe “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë