Të shtëna armësh në qendër të Pejës, plagoset një person, policia identifikon të dyshuarin

Peja
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Shtator 10, 2019

Pejë – Para pak çasteve në qendër të Pejës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, është plagosur një person.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se ky rast është klasifikuar si tentim vrasje.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 12:45, duke shtuar se një person është plagosur në këmbë.

Ai ka thënë se i dyshuari gjendet në arrati, por që sipas tij, ai është identifikuar nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, ende nuk dihen motivet e këtij rasti, por që siç ka thënë, policia ka dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe po hetohen të gjitha rrethanat. /BetimipërDrejtësi