TË AKUZUARIT PËR KORRUPSION DHE TREGTI TË NDALUAR DEKLAROHEN TË PAFAJSHËM

Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të premten u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj Riza Brahimit, i akuzuar për veprën penale “tregti e ndaluar’” dhe ndaj Ivica Stanojkoviq i akuzuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kurse u pushua procedura penale për të pandehurin, tanimë të ndjerin Naser Stublla, i akuzuar për veprën penale”tregti e ndaluar”.

Gjykatësja Nora Bllaca Dula këkoi nga prokurorja Fikrije Fejzullahu,si zëvendësim i prokurores Habibe Salihu që ta lexoj aktakuzën dhe njëkohësisht ta precizoj të njëjtën, pasi gjykata me datën 2 shkurt 2016 ka nxjerrë aktvendim të veçantë me të cilin ka pushuar procedurën  penale ndaj të ndjerit Naser Stublla.

Në këtë shqyrtim fillestar të akuzuarit Riza Brahimi dhe Ivica Stanojkoviq u dekaruan para gjykatës se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që akuzohen.

Po ashtu gjykatësja Bllaca kërkoi nga të akuzuarit Stanojkoviq dhe Brahimi dhe nga mbrojtësit e tyre që t’i paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën si dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe të njëjtat t’i paraqesin jo më vonë se tetë ditë nga mbajtja e shqyrtimit dytësor të kësaj çështje penale.

Sipas aktakuzës së ngritur më14 prill 2014, i ndjeri  Naser Stublla bashkë me të akuzuarin Riza Bllaca më 26 janar 2014, rreth orës 16:15 minuta, në udhëkryqin e Lipjanit, të pandehurit me autobusin e Agjensionit Turistik NTT “Era Tours”, pronar i të cilit ishte Naser Stubllave janë ndalur dhe kontrolluar nga ana e Njësitit Antikontrabanda Qendrore në Prishtinë (AKQ), me ç’rast është vërtetuar se i ndjeri Naser Stublla dhe i pandehuri Riza Brahimi pa autorizim kanë blerë dhe bartur me autobus më qëllim për t’i shitur 57 lloje të barnave- medikamenteve si dhe artikuj ushqimor të llojit kakao pluhur me sasi prej 1000 kilogramëve,çokollatë grand Carbe dhe Bianco dische, në sasi prej 500 kilogramëve me vlerë të përgjithshme prej 8584.36 euro,të cilin mall të pandehurit e kanë sjellë nga Maqedonia, duke e kaluar në pikën e kalimit kufitar në Gllaboqicë edhe pse për këtë mall nuk kanë pasur autorizim dhe dukumentacion të nevojshëm, mirëpo nga zyrtari doganor Ivica Stanojkoviq janë lejuar të kalojnë pa i kryer obligimet doganore,me ç’rast Doganës së Kosovës,i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 2369,36 euro.

Gjykata morri aktvendim që seanca  dytësore të mbahet më 17 maj 2016 në ora 09:00.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë