Gjilan – Bashkim Shabani,i akuzuar për veprën penale ”vrasje në tentativë “dhe Shaban Shabani i akuzuar për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentative”, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan, kanë mohuar kryerjen e këtyre veprave penale.
Më këtë rast, gjykatësi Aziz Shaqiri i informoi palët mbrojtëse se deri më 1 gusht 2016 kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës, kërkesë për kundërshtim të provave apo kërkesë për propozim të dëshmitarëve.
I pandehuri Besim Shabani më 20 qershor 2016, rreth orës 19:30 në fshatin Ramnishtë Komuna e Vitisë, me veprim të drejtpërdrejtë me dashje, ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin Imer Ademi. Shkak për këtë kishte qenë mosmarrëveshja pronësore juridike e pa zgjidhur me të dëmtuarin Imer Ademi.
Ndërsa i pandehuri Shaban Shabani ka ndihmuar djalin e tij tani të pandehurin Bashkim Shabani në atë mënyrë që t’i asgjësoj, t’i fshehë provat pas kryerjes së kësaj vepre penale.