Sylë Hoxha, ud. Kryeprokuror i Shtetit

Author

“Betimi për Drejtësi”

Nëntor 25, 2014

“Betimi për Drejtësi” ka intervistuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Sylë Hoxha rreth problemeve dhe sfidave të sistemit prokurorial në luftimin e kriminalitetit. Z. Hoxha do të përgjigjet në pyetjet se sa po hetohen dhe po ndiqen veprimtaritë korruptive nga prokurorët? A po dështojnë prokurorët dhe Këshilli Prokurorial të zbatojnë Planin e Veprimit për zgjidhjen e rasteve të korrupsionit? Pse Këshilli Prokurorial nuk i mban përgjegjës të gjithë zyrtarët që po dështojnë të zbatojnë Planin e Veprimit? Pse nuk ka llogaridhënie? A kanë guxim prokurorët të ndjekin korrupsionin e nivelit të lartë? Rastet e korrupsionit që po hetohen a e paraqesin korrupsionin e vërtetë që zhvillohet në Kosovë? Apo, korrupsioni i vërtetë nuk po ndiqet fare? Sa ka ndikime politike në sistemin prokurorial? Çfarë po ndodh me rastet e korrupsionit të parashtruara nga Vetëvendosje për ish-udhëheqjen e Komunës së Prishtinës? Pse u liruar nga paraburgimi i dyshuari Gani Geci? Çfarë po ndodh me hetimet për korrupsion në EULEX? Çfarë po ndodh me arrestimet për terrorizëm? A ka prova të arsyetohet spektakli me arrestimet e bëra? Çfarë po ndodh me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit? Apo zvarritet ky proces për interesa personale?