Sulmohet me mjet shpërthyes objekti i “Elektrokosmet” në veri

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Mitrovicë – Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Lajmin për “Betimin për Drejtësi” e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz.

Ai ka thënë se fillimisht është dyshuar për ndezje të zjarrit si pasojë e tensionit të lartë, por që pas hetimeve ka rezultuar se ka pasur sulm.

“Ka pasur zjarr ne trafo, fillimisht u mendua që zjarri ishte pasojë e tensionit të lartë mirëpo pas hetimeve rezultoi se ka pasur sulm, meqë edhe disa vetura përreth ishin të dëmtuara”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, sulmi në këtë objekt vjen disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë