Spektaklet e prokurorëve me arrestime

“Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ndiqeni hulumtimin e zhvilluar nga ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi” lidhur me rastin e arrestimit të katër personave, të cilët dyshohen për marrje dhe dhënie të ryshfetit. Në mesin e tyre përfshihen dy zyrtarë që dyshohen për marrje ryshfeti, njëri referent i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe tjetri fletëdorëzues i Prokurorisë Themelore në Prishtinë si dhe dy qytetarë, që dyshohet se kanë dhënë ryshfet. Si ka mundësi që lajmi për arrestimin e këtyre personave, përmes Zyrës për Informim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, është lëshuar një orë e gjysmë para se të ndodhë arrestimi i tyre? A ka pasur manipulime në lidhje me këtë rast? A ka qenë rast i përgatitur paraprakisht për të bërë spektakël me arrestim të zyrtarëve të prokurorisë për luftimin e korrupsionit?

Gjatë emisionit, do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat e Kosovës të përgatitur nga hulumtuesit e “Betimit për Drejtësi”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë