Sot pritet të vazhdoi procesi gjyqësor ndaj Enver Hasanit

Raporton: Diana BERISHA

 

Prishtinë – Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Enver Hasani në seancën e sotme pritet të paraqesë kërkesën për hudhje të aktakuzës. Në këtë fazë të procedurës pala mbrojtëse do të paraqesë kundërshtimet e tyre lidhur me veprat penale të cekura në aktakuzë.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e ngarkon Hasanin me veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Më saktësisht, Hasani akuzohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Dekretin e Presidentes rreth vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë. Sipas kësaj aktakuze, në kohën kur ishte Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Hasani kishte shënuar emrin e gjyqtarit Robert Carolan edhe pse ky i fundit nuk kishte marrë pjesë në shqyrtimin e kësaj çështjeje, ngase bëhej fjalë edhe për vazhdimin e mandatit të tij.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë