Sot pritet të përfundojnë hetimet ndaj ish-deputetit Azem Syla dhe 51 të tjerëve 

Raporton: Hyrije MEHMETI

Prishtinë – Hetimeve për krim të organizuar ndaj ish-deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Azem Syla dhe 51 të tjerëve u ka ardhur fundi. Në seancën e cila është caktuar të mbahet sot në ora 09:30, pritet të përfundoj marrja në pyetje e dëshmitarit të dytë të mbrojtur, i njohur si “dëshmitari 2”.

Mbrojtësi i ish-deputetit Syla, avokati Tomë Gashi, për “Betimi për Drejtësi” bëri të ditur se kanë mbetur edhe dy apo tre avokatë të cilët do ta marrin në pyetje dëshmitarin e dytë të mbrojtur. “Sot besoj se do të përfundojë më shpejtë, pasi kanë mbetur vetëm dy apo tre avokatë për ta marrë në pyetje, sepse të tjerët janë deklaruar se nuk kanë pyetje për të”, tha ai.

Ndryshe, kjo konsiderohet të jetë seanca e tretë dhe e fundit e marrjes në pyetje të “dëshmitarit 2”.

Ish-deputeti Azem Syla dhe të tjerët  dyshohet se e  kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për 30 milionë euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë