Sogojeva: Me këtë udhëzim, përmbaruesit do hapin tender për lëndë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Avokati Fisnik Sogojeva në emisionin “Tempus” në KTV tha se me udhëzimin e ri nga Ministria e Drejtësisë (MD), përmbaruesit do të hapin tender për lëndë.

Sipas tij, nuk duhet të krijohet qasja e tarifës nëse përmbaruesit janë pasuruar apo jo, ngase thotë që nëse kthehemi nga viti 2014 e tutje dhe shohim sa lëndë i kanë kryer gjykatat në një vit, atëherë del se përmbaruesit privatë kaq lëndë i kryejnë për një muaj ose ndoshta për 10 vite bashkë

“Ideja është që qarkullimi i lëndëve ecë më shpejtë. Përmbaruesi e përmendi, tha që në tarifë të efikasitetit tani që do të zbatohet, është tarifa po supozojmë 4 deri në 5% që mu më ka ndodh sot hiç më larg, dhe unë them tarifa që ti do të paguash është 4 deri në 5%, në rregull thotë avokat, vendos ti gjema një avokat që e ka 4% më të ultën. Unë tash me qëllim të realizimit të kërkesës së klientit, më duhet të shkoj te Arbeni, te Betimi ose te zonja Podvorica të shoh sa e keni tarifën, sa po ma lejoni ju, në mënyrë që të zgjedhi shumën më të vogël dhe ky është pazari që e bën përmbaruesi, duhet ta bëj unë dhe përmbaruesi, thotë gjeje ti se unë nuk njoh dhe duhet të gjej cili e ka me 4%, në të kundërtën, po të kishte qenë tarifë universale fikse nga secili unë do të zgjedhja përmbaruesin cili për mua është më efikasi, do të zgjedhja efikasitetin dhe jo shumën, për shkak se kreditori është dëmtu në mosrealizimin e mjeteve monetare të vetat, ai tash thotë të shti pare hala në lojë, me qëllim që me nxjerrë borxhin tem, thotë unë po këqyri me realizu një përmbarues, i cili është më i lirë dhe kjo është loja e përmbaruesit të rivalitetit që do të vije një ditë, ku do të hapin tender për lëndë edhe vendos shpallje publike ku thotë unë të gjitha lëndët i marr me 4%”, tha Sogojeva.

Ai theksoi se me këtë, ulet dinjiteti i përmbaruesit privat dhe nuk do ta ketë autoritetin që  e ka pasur më parë karshi debitorëve. /BetimipërDrejtësi

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë