S’ka prova se pala e paditur e ka pranuar aktvendimin për përgjigje në padi, shtyhet gjykimi për kompensim dëmi

Raporton: Genta PAJAZITI

Viti- Për shkak se gjykata nuk kishte prova se i padituri B.XH. ka pranuar  aktvendimin për të dhënë përgjigje në padi, është shtyrë gjykimi i së enjtes në rastin ku paditësi B.I., po kërkon kompensim e dëmit material dhe jomaterial.

Gjykatës i rastit Arben Xheladini konstatoi se sipas fletë dorëzimit, aktvendimi për përgjigje në padi, është dërguar në adresën e të paditurit në fshatin Lubishtë, e që zyrtari i postës ka konstatuar se marrësi jeton në fshatin Kabash, e që në tentimin e dytë është dërguar në fshatin Kabash dhe është pranuar nga një person me emrin B.XH.

I padituri deklaroi se asnjëherë nuk e ka pranuar këtë aktvendim  dhe se dëshiron që të i jepet afati 15 ditorë për të dhënë përgjigjen në padi.

Në këto rrethana, seanca e sotme u shty, ku  gjykata pas përfundimit të kësaj seance në dorë do të ja dorëzoj aktvendimin për të dhënë përgjigje në padi të paditurit.

Seanca e radhës do të caktohet menjëherë pas kalimit të afatit të caktuar për përgjigje në padi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 21 maj 2015 paditësi B.I. po kërkon nga i padituri B.Xh.  kompensimin e dëmit material dhe jo material si shkak se ky i fundit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Sipas padisë, B.I.,  ka pësuar lëndime trupore, nga i padituri, ashtu që deri sa i njëjti po luante para shtëpisë së tij si fëmijë duke u gjuajtur me gurë me fëmijët që ishin afër përkatësisht djalin e të paditurit, ashtu që i padituri ndërhynë në mes të fëmijëve dhe e godit me shuplak fytyrës në anën e majtë në atë kohë të miturin B.I.

Tutje, Sipas padisë dhe duke u bazuar në raportin e policisë si dhe në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan-Dega Viti dhe Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit.

Në padi thuhet se, i padituri edhe përkundër detyrimit që ka, e ka neglizhuar detyrimin që të ofroj ofertë për kompensimin e të dëmtuarit konform nenit 200 dhe 201 të LMS-së.

Andaj mbi bazën e lartë cekur paditësi B.I. po kërkon nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti që të detyrohet i padituri t’ia paguaj të njëjtit  dëmet jomaterial dhe material në shumën prej 6 mijë e 500 euro me kamat vjetore prej 8%./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë