Si pasojë e një mosmarrëveshje, dy familje në Prizren përfshihen në rrahje

Police
Author

Raporton: Liridon Pnishi

Maj 22, 2020

Prizren – Të enjten është raportuar për një rast të rrahjes në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovar.

Si pasojë e rrahjes, një prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuarit tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar. /BetimipërDrejtësi