SHUMICA E GJYKATËSVE TË KRIMEVE TË RËNDA NË FERIZAJ NË SEMINAR, NUK KA SEANCA
Raporton: Verona KADRIU dhe Bukurezë SURDULLI
Ferizaj – Shumica e gjykatësve të Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të martën, nuk kanë mbajtur asnjë seancë gjyqësore. Në këtë ditë, gjykatësit e këtij Departamenti Ibrahim Idrizi, Sahit Krasniqi,dhe Hysnije Gashi gjendeshin në një trajnim në Rugovë. Gjykatësi Musa Konxheli gjendej në Gjykatën Evropiane të Strasburgut, ndërsa, i vetmi ka qëndruar gjatë gjithë ditës në këtë gjykatë prej gjykatësve të këtij Departamenti është gjykatësi Agim Maliqi. “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar Kryetarin e kësaj Gjykate, Bashkim Hysenin, i cili ka konfirmuar se një pjesë e këtyre gjykatësve kanë qenë në seminare brenda dhe jashtë vendit.