SHTYHET SHQYRTIMI GJYQËSOR NDAJ ZYRTARËVE TË MTI-SË, MUNGON PROKURORI FETI TUNUZLIU

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë shqyrtimi gjyqësor ndaj Halil Bajramit dhe Burim Zekaj, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Seanca e paraparë për ditën e mërkurë nuk është mbajtur për shkak të mos prezencës së prokurorit të rastit, Feti Tunuzliu.

Kryetari i trupit gjykues, Faik Hoxha tha se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e këtij procesi gjyqësor, meqenëse prokurori i rastit Feti Tunuzliu e ka njoftuar Gjykatën se nuk do të jetë prezent për shkak të pjesëmarrjes në një seminar.

Prokuroria Themelore pretendon se i pandehuri Halil Bajrami në cilësinë e udhëheqësit të politikave dhe promocion turistik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare si bartës i projektit “Navigatori i qytetit”, ku ia ka mundësuar Kompanisë “Ataq Consulting” nga Gjilani pagsën e tërësishme në shumë prej 113.013.00 euo, pagesë kjo nga kontrata “Furnizimi, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve për navigator të qytetit”. Edhe pse kjo se kjo kompani ka përmbushur vetëm pjesërisht obligimin dhe furnizimin e MTI-së me pajisjet e parapara në kontratë, vlera e të cilëve ishe në shumë prej 94.410.00 eurove, e njëjta ka pranuar paraprakisht në avans shumën prej 22.602.60 euro, shumë kjo në dëm të MTI-së. Ndërsa i pandehuri Burim Zekaj, në cilësinë e menaxherit të prokurorimit në MTI, duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare ka lëshuar urdhër për pagesa me vlerë prej 90.410.00 euro për kompaninë “Ataq Consulting” në Gjilan.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 4 prill 2016, në ora 14:00

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë