SHTYHET SHQYRTIMI GJYQËSOR NDAJ ZYRTARËVE TË “KEDS”, NË ORAR FIGURON MBAJTJA E SEANCËS

Raporton: Adem KRASNIQI

Gjilan – Shqyrtimi gjyqësor, i paraparë të mbahej të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të akuzuarve, Hysni Qahili, Fidan Jashari dhe Burim Berisha, të tre zyrtarë të “KEDS” në Viti, është shtyrë për shkak se gjykatësi i lëndës, Afrim Shala ishte në një udhëtim zyrtar. Njoftimi për këtë shtyrje është bërë për të gjitha palët në procedurë po jo edhe për publikun. Në orarin e seancave gjyqësore, kjo seancën ende figuronte se do të mbahej të enjtën. Sidoqoftë, seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 22 mars 2016, prej orës 11.00.

Ndryshe, sipas aktakuzës, të akuzuarit Qahili, Jashari dhe Berisha akuzohen se me 31 janar 2015, rreth orës 14.00, në cilësinë e zyrtarëve të  Kompanisë Energjetike “KEDS” në Viti, kishin shkuar në lokalin “Kastri”, me pronar Kastriot Ahmeti, me pretekst se i njëjti po e vidhte rrymën. Zyrtarët e “KEDS” kishin kërkuar nga pronari i lokalit 200 euro ryshfet për të mos e dënuar dhe të njëjtit ishin marrë vesh që më vonë të shkojnë t’i marrin të hollat. Pas vëzhgimit të fshehtë të bërë nga zyrtarët policor, i akuzuari Hysni Qahili është kapur në flagrancë duke marrë 200 euro ryshfet, dhe arrestohet i njëjti është arrestuar nga Njësiti Policor Kundër Krimeve Ekonomike, së bashku me dy të akuzuarit e tjerë Fidan Jashari dhe Burim Berisha.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë