Shtyhet shqyrtimi fillestar në mungesë të prokurorit dhe të akuzuarit

IMG_6176 (1)
Author

Raporton: Lavdim MAKSHANA

Prill 7, 2021

Prishtinë – Në mungesë të prokurorit dhe  të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, Kushtrim Xhaka është shtyrë seanca e paraparë të mbahet të mërkurën në Departamentin për Krime të Rënda në Prishtinë.

Lidhur me mungesën e prokurorit, gjyqtari i rastit Agim Kuqi deklaroi se Prokurori i Shtetit nuk e ka arsyetuar mungesën edhe pse  i njëjti ftesën e ka pranuar në mënyrë të rregullt, raporton “ Betimi për Drejtësi”.

Sa i përket mos prezencës së të pandehurit Xhakaj, gjyqtari Kuqi tha se gjykata nuk ka njohuri nëse i njëjti ka pranuar ftesën e dërguar.

Në këto rrethana, Gjykatësi Kuqi konstatoi se nuk përmbushen kushtet ligjore  për mbajtjen e seancës, ndaj shqyrtimi fillestar pritet të mbahet me 5 maj 2021 në orën 10:30.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Prishtinës me 16 nëntor 2018 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Kushtrim Xhaka për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-s .

Sipas aktakuzës prej datës së pacaktuar e deri me datë 23 tetor 2018 rreth orës 21:10 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, i pandehuri ka poseduar një revole, një karikator dhe 14 fishekë të cilat i ka poseduar pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët./BetimipërDrejtësi