SHTYHET SHQYRTIMI FILLESTAR NDAJ ZYRTARËVE TË KOMUNËS SË SUHAREKËS, PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve, Muharrem Elshani, Kurtesh Fondaj, Hafir Maliqaj, Berat Kabashi dhe Raif Fetiu, të cilët akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi ka pyetur palët nëse i kanë pranuar provat mbi të cilat mbështetet aktakuza dhe ata janë përgjigjur se nuk i kanë marrë, bazuar në këtë rrethanë, ka konstatuar se nuk ka kushte për të mbajtur shqyrtimin fillestar,  andaj të njëjtin e ka shtyrë për 7 prill 2016, në ora 13:15, poashtu ka urdhëruar prokurorin e çështjes, që në aftat prej tre ditësh të ua dorëzojë provat e çështjes, palëve mbrojtëse.

Më 25 mars 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzëme të cilën, të akuzuarin Muharrem Elshani e akuzon se duke qenë drejtor i klubit futbollistik “Ballkani” në Suharekë, ka përvetësuar një pjesë të stadiumit prej 16 ari, për nevoja të objektit të tij afarist banesor “Gradina”, Kurtesh Fondajn e akuzon se duke qenë drejtor i urbanizmit ka aprovuar kushtet e ndërtimit duke e ndryshuar pëlqimin urbanistik të vitit 2009, duke ja mundësuar ndërtimin e parkingut për objektin afarist banesor “Gradina”, ndërsa Hafir Maliqajn, Berat Kabashin dhe Raif Fetiun i akuzon se në bashkëkryerje nuk kanë vepruar për kthyer pjesën prej 16 ari, që i ishte marrë klubit futbollistik “Ballakni”.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë